75 Mall Live Search
11:10 / E Hënë, 15 Mars 2021 / k.v

Ia vodhi një femre telefonin në Prishtinë, pranga një shtetasi të huaj

Është arrestuar një shtetas i huaj në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, pasi që tek ai është gjetur dhe konfiskuar një telefon që i është vjedhur një femre dy ditë më parë.

Policia ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar menjëherë prokurori, i cili ka urdhëruar se i dyshuari të dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/