Paraqitet vetë në Polici i dyshuari për grabitjen e pompës së derivateve në Vragoli, 30 ditë paraburgim

Policia e Kosovës ka ftuar që të paraqitet në polici një tjetër person që dyshohet se në bashkëkryerje me tre persona të tjerë kanë grabitur pompën e derivateve në Vragoli të Fushë-Kosovës.
“Sh. Sh mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është ndaluar dhe më pas është proceduar gjykatë, ku i janë caktuar 30 ditë paraburgim”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se njëjti dyshohet me bazë të jetë përfshirë në grabitjen e armatosur më datë 17.02.2021, në një pompë derivatesh në fshatin Vragoli, ku nën kërcënimin e armës, janë grabitur një shumë parash si dhe në tentim grabitjen e ndodhur me 10.03.2021, në po të njëjtin lokacion.
“Lidhur me këto dy raste deri tani Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, ka arrestuar tre persona , ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të të dyshuarit të katërt i cili dyshohet me bazë të jenë pjesë e këtij grupi”, theksoi Ahmeti.