75 Mall Live Search
20:47 / E Hënë, 15 Mars 2021 / Blerim

Ja kush do të zëvendësojë Daut Haradinajn

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se do të heqë dorë nga mandati i deputetit, që e ka fituar në zgjedhjet e fundit nacionale që u mbajtën më 14 shkurt.

Në bazë të renditjes me vota, deputeti që është në pritje për tu bërë deputet nga radhët e AAK-së, është infektologu i njohur Shemsedin Dreshaj.

Dreshaj i është bashkëngjitur AAK-së në prag të zgjedhjeve të fundit dhe ka mbajtur numrin dy në listë.