75 Mall Live Search
21:15 / E Hënë, 15 Mars 2021 / OSH

Flet për IndeksOnline mjeku i parë kosovar që mori vaksinën në Kukës: Shkova vullnetarisht, më pritën shumë mirë!

Mori vetiniciativë që të shkojë në Kukës për t’u vaksinuar me vaksinën anti-Covid. Është ky gjinekologu vushtrrias, Blerim Feka i cili shënon mjekun e parë kosovar që iu përgjigj thirrjeve të Ramës për vaksinim. raporton IndekOnline.

Ky doktor, ka folur ekskluzivisht për IndekOnline rreth vaksinimit të tij.

“Dëgjova lajmin në media që kryeministri Rama bëri thirrje. Dhe shkova e u vaksinova. Sot në ora 10:00 u nisa për Kukës. Iu tregova që jam mjek, mi kërkuan dokumentet dhe gjithçka tjetër shkoi mirë. Pritja ishte shumë e mirë. Mora vaksinën dhe ju falënderova”, thotë ai për indekOnline.

Gjinekologu kosovarë shprehet tutje se vullnetarisht ka shkuar në Kukës për t’u vaksinuar.

Ai thekson se dozën e dytë do ta marrë pas 10 javëve

“Mirë jam me shëndet. Nuk kam asnjë telaëshe. Dozën e dytë do ta marrë pas dhjetë javëve. U sigurua edhe doza e dytë më thanë mjekët”, tha ai.

E pas mbërritjes së rreth 38 mijë vaksinave në Shqipëri nga kompania AstraZeneca, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në pamundësi për të dërguar një sasi të tyre në Kosovë, u ka bërë thirrje mjekëve të Kosovës të marrin vaksinën në Kukës.

Të hënën pritet që të aplikohet vaksinimi i të gjithë mësuesve në Shqipëri. Ky vaksinim nisi me një grup të vogël të cilët morën dozën e parë në fundjavë.

Më një janar, Rama, në një konferencë për media, pati deklaruar se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës anti-COVID-19.

Rama po ashtu kishte premtuar se një sasi e vaksinave do t’i jepet Kosovës, për të vaksinuar punonjësit shëndetësorë.

“Shqipëria nuk do t’ia kthejë shpinën Kosovës”, kishte theksuar Rama.

Prandaj, u ka bërë ftesë mjekëve nga Kosova të udhëtojnë për në Shqipëri që të vaksinohen./IndekOnline/