Aktorët e Mitrovicës zgjedhin Sindikatën e tyre

Trupa rezidente e teatrit të Mitrovicës, “Muharrem Qena” mbajti takimin e parë për themelimin e Sindikatës së aktorëve të Teatrit “Muharrem Qena”.
Në këtë takim, u diskutua për rrjedhjen e mëtutjeshme të punës së teatrit, problemet që hasen gjatë punës dhe nevojat e aktorëve dhe teatrit.
Në fund të mbledhjes aktorët zgjodhën Mehmet Pretenin kryetar të kësaj sindikate me vota unanime.