Skandali me kasafortën: Lirohet nga detyra sekretari i Presidencës Driton Gashi

Në nëntor të vitit 2020 ishte raportuar se një person i paraqitur si inspektor i AKI-së ka tentuar të marrë disa dosje nga kasaforta e Presidencës. Për këtë çështje pas disa muajve, zyra e presidentit të vendit e ka liruar nga detyra sekretarin e Presidencës Driton Gashin.
Lajmin për lirimin e tij nga detyra e ka konfirmuar për IndeksOnline, Bekim Kupina, këshilltar për media në zyrën e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.
“Komisioni i themeluar me vendim ad hoc për nivelin e lartë drejtues, me vendim të u.d. Presidentes Osmani, më 20 janar 2021, në rastin disiplinor ndaj z.Driton Gashi, sekretar në zyrën e Presidencës, ka përmbyllur shqyrtimin e këtij rasti dhe ka vendosur unanimisht shqiptimin e masës disiplinore: largim nga shërbimi civil dhe e ka obliguar zyrën e Presidentes për zbatimin e këtij vendimi”, tha Kupina.
Në nëntor të vitit 2020 ishte raportuar se një person i paraqitur si inspektor i AKI-së ka tentuar të marrë disa dosje nga kasaforta e Presidencës.
Sekretari i Presidencës, Driton Gashi, kishte mohuar këto akuza duke thënë se kasaforta nuk ishte hapur
Megjithatë, këshilltari i Vjosa Osanit, Faton Peci kishte thënë se e kishte parë vetë Gashin duke i marrë dokumentet.