Haradinaj: Dua Lipa vazhdon të na bëjë krenarë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka uruar këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa për çmimin “Albumi më i mirë Pop” në “Grammy Awards 2021”.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se Dua Lipa vazhdon të na bëjë krenarë.
“Dua Lipa vazhdon të na bëjë krenarë.
Edhe një “Grammy” për zërin që dëgjohet me ëndje në të gjitha kontinentet.
Faleminderit Dua!”, ka shkruar Haradinaj.