75 Mall Live Search
07:52 / E Martë, 16 Mars 2021 / AR

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, vendoset për seancën konstituive

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 09:00 për të diskutuar mbi përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Data e takimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës më herët është konfirmuar nga Bekim Kupina, këshilltari për media i ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

Sipas tij, seanca konstituive do të propozohet në kryesi që të mbahet më 22 mars.