75 Mall Live Search
11:30 / E Martë, 16 Mars 2021 / k.v

Abdixhiku bën homazhe në Prekaz: LDK do të jetë konstruktive duke mbrojtur idetë dhe pozicionet e saj

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me anëtarë të partisë, kanë bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, Abdixhiku ka thënë se kanë shkuar në Prekaz për të nderuar themelet e lirisë dhe të Kosovës.

““Këtë sakrificë jo vetëm që e nderojmë, por ajo na shërben edhe si inspirim dhe motiv për të punuar drejt për këtë vend. Unë bashkë me bashkëpunëtor jemi të interesuar që të shërbejmë mbarë dhe drejt për të kontribuuar për shtetin tonë duke nderuar dhe kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme që nis në Prekaz”, ka thënë Abdixhiku.

Ndërsa i pyetur për zhvillimet politike dhe mundësinë e pjesëmarrjes së LDK-së në seancën kur do të zgjidhet presidenti, ai ka thënë se do të jenë konstruktiv duke mbrojtur idetë dhe pozicionet e partisë.

“Gjatë javës do të kemi konsolidimin e të gjitha organeve të partisë e më pas do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet në vend”, ka thënë kreu i LDK-së./IndeksOnline/