Kërkohet me urgjencë plazma e gjakut për aktorin e njohur kosovar, Luan Jaha

Aktorit të njohur kosovar, Luan Jaha, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore për shkak të infektimit me Covid-19.
Vajza e tij, Hana ka bërë thirrje që njerëzit vullnetmirë t’i sigurojnë plazmën e gjakut.
“E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babain (Luan Jaha), andaj personat që e kanë vullnetin e mirë dhe sapo e kanë kaluar Covidin e që kanë grupin e gjakut A pozitiv të mëparaqiten
Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa.
Ju falenderoj paraprakisht për vullnetin e mirë dhe ndihmën.
Ps. Për detaje ju lutem na shkruani në inbox ose në 049175395″, shkruan Hana në thirrjen e saj./Indeksonline/