Lista e plotë e Kombëtares së Suedisë për ndeshjen ndaj Kosovës

Kombëtarja e Suedisë ka zbuluar listën për ndeshjet e muajit mars – ku si kundërshtar do ta ketë edhe Kombëtaren e Kosovës.
Trajneri, Janne Andersson, zbuloi listën e plotë të futbollistëve për ndeshjet ndaj Gjeorgjisë, Kosovës dhe Estonisë, shkruan IndeksOnline.
Përveç rikthimit të Zlatan Ibrahimoviqit, në listë është edhe 35-vjeçari dhe ish-lojtari i Arsenalit, Sebastian Larsson.
Ndeshja midis Kosovës dhe Suedisë zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 28 mars./IndeksOnline/