75 Mall Live Search
13:48 / E Martë, 16 Mars 2021 / A. M.

Rasim Demiri takohet me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin

Përfaqësuesi nga “Vakat”, Rasim Demiri është pritur në një takim nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani.

Ata kanë pritur  në takime të ndara përfaqësues të partive joshumicë për t’u konsultuar për formimin e institucioneve.

Përderisa për të premten është konfirmuar takimi i Osmanit dhe Kurtit me kreun e sapozgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhiku.