MPJ i jep leje Petkoviqit për ardhjen në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka aprovuar kërkesën e Zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për lejim të hyrjes në Republikën e Kosovës të zyrtarit serb, Petar Petkoviq, për 16-17 mars 2021.
Kërkesa është bërë bazuar në Marrëveshjen për vizitat zyrtare të nënshkruar në Bruksel, më 2014.
MPJD-ja e Republikës së Kosovës kërkon që gjatë kësaj vizite të respektohet protokolli dhe agjenda nga z. Petkoviq, si edhe të përmbahet nga deklaratat politike, gjuha nxitëse dhe nga retorikat kundër shtetit të Kosovës.
Mosrespektimi i agjendës dhe deklaratat politike kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës, do të ndikojnë në refuzimin e vizitave të tjera nga Serbia.