Pas më shumë se 3 orësh, përfundon mbledhja e Kryesisë së PDK-së

Pas më shumë se tri orësh ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.
Nga burimet brenda kësaj partie ka mësuar se ushtruesi i detyrës i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka informuar Kryesinë… për takimin e djeshëm me kreun e VV-së, Albin Kurti dhe u.d. të presidentes Vjosa Osmani.
Temë kryesore e kësaj mbledhjeje ishte qëndrimi i PDK-së për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ndërsa para mbledhjes së Kryesisë…, Hoxhaj tha para gazetarëve se me anëtarët e Kryesisë… do të diskutojnë për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Tema e vetme është se si PDK-ja të përgatitet për zgjedhjet lokale. Prej 14 shkurtit ne kemi një debat të hapur në PDK rreth rezultatit zgjedhor se si të sillemi si opozitë. Ju i keni parë qëndrimet që i kemi adresuar dje te zoti Kurti, qëndrime të tilla diskutohen në Kryesi… Unë po ju them me sinqeritetin më të madh se nuk ka gjë tjetër”, u shpreh Hoxhaj para mediave.