75 Mall Live Search
16:13 / E Martë, 16 Mars 2021 / OSH

Të shtëna me armë në një punëtori në Gjakovë

Gjatë ditës së sotme një person me inicialet SH.V kishte përdorur armë zjarri për të zgjidhur problemet me një person në punëtorinë “Dielli” në rrugën “Gaspër Karaçi” në Gjakovë, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, pas një fjalosje verbale në mes të dyshuarit SH.V dhe viktimës, i dyshuari me armë zjarri ka shtënë në derën e zyrës së punëtorit së punëtorisë “Dielli”.

Nysret Xhurkaj, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjakovës ka thënë se viktima nuk ka qenë në zyrë në momentin e gjuajtjes me armë.

Njoftimi i plotë:

Me datë 16.03.2021 rreth orës 14:00, Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar informatë për gjuajtje me armë zjarri në brendi të punëtorisë “Dielli” që gjindet në Rr. “Gaspër Karaçi”.

Patrulla policore I është përgjigjur rastit, kanë identifikuar vendin e ngjarjës, dhe të njejtit kanë kontaktuar me viktimën, I cili ka deklaruar se paraprakishtë kanë patë një fjalosje verbal me të dyshuarin SH. V – shqiptar – Kosovar.

Pas fjalosjës i dyshuari kishte shkuar tek vetura e tij ndërsa ankuesi ishte larguar jashtë puntorisë. I dyshuari kishte marrë një armë zjarri të shkurtë, me të cilen kishte shkuar në zyrën e deshmitarit të lartëcekur duke e kërkuar viktimën. Dëshmitari ishte munduar ta ndalte mirëpo I dyshuari kishte gjuajtur në drejtim të derës së puntorisë duke menduar se viktima ndodhej aty brenda .

Në vendngjarje ka dalë njësia e hetimeve të stacionit policor, dhe hetimet rajonale.

I dyshuari është kërkuar nga patrullat policore dhe është arrestuar. Ne konsultim me prokurorin kujdestar i njejti merr vendim mbi ndalimin policor për 48 orë.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjën e rastit të ndodhur.