75 Mall Live Search
16:14 / E Martë, 16 Mars 2021 / C E

Zbulohet varianti francez i koronavirusit

Një variant i ri i koronavirusit është gjetur në rajonin francez të Bretanjës, shkruan Reuters.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria Franceze e Shëndetësisë në një deklaratë gjatë mbrëmjes të së hënës.

Ata kanë  shtuar se analiza fillestare nuk tregoi që ky variant i ri të ishte më serioz ose i transmetueshëm se të tjerët.

Ministria e shëndetësisë tha se varianti i ri ishte gjetur në një grup rastesh në një qendër spitali në Lannion. /IndeksOnline/