75 Mall Live Search
16:22 / E Martë, 16 Mars 2021 / k.v

“Lista Serbe” në takim me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Ka nisur takimi i fundit i paraparë për ditën e sotme nga Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani me përfaqësues të partive politike para formimit të institucioneve të reja.

Tani në takim me Kurtin e Osmanin ndodhen përfaqësuesit e “Listës Serbe”, Goran Rakiq dhe Dalibor Jeftiq, raporton IndeksOnline.

Me 22 mars është vendosur të konstituohet Kuvendi i Kosovës ndërsa ende nuk dihet se kur do të votohet qeveria “Kurti II”./IndeksOnline/