Anthony Hopkins bën historinë si kandidati më i vjetër i nominuar për çmimet Oskar

Në moshën 83-vjeçare, Anthony Hopkins është i nominuari më i vjetër në kategorinë Aktori më i Mirë në historinë e Çmimeve të Akademisë.
Aktori fitues i Oskarit mori arritjen të hënën kur u njoftuan nominimet për Oskar, me Hopkins që mori një nominim tek Aktori më i Mirë për rolin e tij në filmin “The Father”.
Filmi gjithashtu fitoi një nominim për Filmin më të Mirë.
Anthony Hopkins ka marrë gjashtë nominime për Oskar gjatë jetës së tij, përfshirë fitoren e tij për Aktorin më të Mirë në vitin 1992 .
Ceremonia e 93-të e Akademisë do të transmetohet drejtpërdrejt të dielën, më 25 prill duke filluar nga ora 20:00. ET / 5 pasdite PT në ABC./