Vazhdojnë takimet e Kurtit dhe Osmanit edhe sot, diskutojnë me këtë politikan

Edhe gjatë ditës së sotme do të vijojnë takimet e kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani me politikanët për të diskutuar për formimin e institucioneve të reja, shkruan IndeksOnline.
Në mëngjesin e së mërkurës, Kurti e Osmani do të takohen me liderin e partisë së goranëve të Kosovës (JGP), Adem Hoxha.
Takimi do të filloj nga ora 09:00 në ndërtesën e Kuvendit.
Kujtojmë se Kurti e Osmani të premten do të takohen me kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun./IndeksOnline/