Shtime: E rrah vajzën e gruas – përfundon prapa grilave

Në komunën e Shtimes një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi kishte sulmuar fizikisht vajzën e bashkëshortes së tij, shkruan IndeksOnline.
Në bazë të raportit të PK-së, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar.
“Shtime 16.03.2021-18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare – vajzën e bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/