Aktorja dhe këngëtarja e famshme tregon se si e kishte humbur të pamurit nga mbidoza!

Demi Lovato ka rrëfyer për betejat e vështira që ka kaluar në jetë. Një nga më të vështirat për të ishte varësia ndaj përdorimit të substancave narkotike.
Demi ka treguart se në vitin 2018 ajo kishte humbur për një kohë të pamurit nga mbidoza, shkruan Indeksonline.
“Legalisht isha shpallur e verbër në vitin 2018. Krejt kjo nga mbidoza. Shikimi im kishte humbur aq shumë, sa që nuk mund ta shihja motrën në shtratin tjetër. Më janë dashur 2 muaj trajtim për të filluar që të shoh nga afër. Tani kam ende probleme me të pamurit, sidomos kur ngas makinën” ka thënë këngëtarja dhe aktorja e famshme.

Në vitin 2018 ajo ishte pranë vdekjes nga mbidoza. Demi thotë se po festonte me miq dhe pasi u kthye në shtëpi e thirri një tregtar të drogës i cili i solli heroinë e cila ishte e përzier me fentanil.
Ky ishte kujtimi i fundit nga kjo natë, ngase gjendja e saj shëndetësore më pas ishte përkeqësuar./Indeksonline/