Pse lufta në Siri është problem i Europës?

Nga Anelise Borges, Euronews
15 marsi ka shënuar një dekadë që nga koha kur sirianët filluan të kërkonin të drejtat e tyre politike.
Një dekadë që kur regjimi i Bashar Assadit shkatërroi protestat dhe ndoqi një fushatë shtypjeje, duke e kthyer kryengritjen në një konflikt të përgjakshëm.
Gati 400.000 njerëz janë vrarë dhe gjysma e popullsisë së Sirisë është zhvendosur. Evropa ka ndjerë ndikimin e Luftës Siriane më shumë se çdo rajon jashtë Lindjes së Mesme. Miliona njerëz janë përpjekur të kalonin kufirin për t’u strehuar në Evropë, nga frika e dhunës edhe e vdekjes.
Në dhjetë vjet, rreth 1.4 milionë njerëz gjetën një shtëpi të re në Evropë, sipas shifrave të emigracionit të BE-së. Megjithatë, lufta vazhdon edhe sot e kësaj dite. Dhe, përkundër asaj që shumë duan të besojnë, kjo krizë ka qenë “problemi i Evropës” që nga fillimi.
Kur demonstratat filluan më 2011, BE-ja (dhe lojtarët e tjerë perëndimorë) premtuan të ndihmonin në mbrojtjen e të drejtave të sirianëve dhe përmbushjen e aspiratave të tyre për një Siri të re, demokratike, raporton Abcnews.al
Por Evropa nuk bëri asnjë përpjekje dhe pa luftën civile duke u bërë një betejë rajonale dhe Siria një zonë ku një luftë e madhe për pushtet filloi. Qeveritë evropiane qëndruan asnjanëse ndërsa Rusia, Irani ose Turqia po bënin akoma edhe më shumë kërdi në rajon.
Ndërsa këta armiq të fuqishëm ndezën flakët e luftës në Siri, Evropa u shfaq si një kalimtar rasti në një katastrofë që nuk e pa të vinte – dhe as nuk kishte mjete për ta shmangur.
Sirianët u gjendën në kryqëzimin e gjeopolitikës dhe vendi i tyre u gjunjëzua. Sot, vendi është një shtet i brishtë i rrënuar nga varfëria, uria, analfabetizmi, radikalizmi, i kombinuar me një regjim gjithnjë e më shtypës sirian.
Dhe është nën ndikimin e gjithnjë e më shumë fuqive rajonale dhe ndërkombëtare. Kjo gjithashtu do të ketë pasoja të mëdha për sigurinë europiane, politikat e brendshme dhe shoqëritë në përgjithësi.
Shumë sirianë që kanë ikur në Evropë shpresojnë që një ditë të jenë të dobishëm për vendet ku ata tani banojnë.
“Ky vend më hapi krahët që nga fillimi. Ka njerëz këtu që më mbështesin. Kështu që, sigurisht, shpresoj se një ditë ata do të thonë: ‘Ky është njeriu që kemi nevojë’ ose ‘ky është njeriu që kemi kërkuar’ më tha Dorado Jadiba, një sirian që jeton në Francë.
Është koha që Evropa të zhvillojë më në fund një politikë kohezive që ngjall shpresë për sirianët: Personat në Siri që ende ëndërrojnë të ndërtojnë një shtet sekular dhe demokratik ku zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë standardi, janë të njëjtët me ata në Evropë që po përpiqen për integritet dhe një jetë të re në një komb paqësor.
“Strehimi” është një seri raportesh ekskluzive që tregojnë historinë e luftës siriane përmes përvojave personale të Muhammed, Khaled, Ismail, Hamza, Mohammed, Ahmed dhe Dorado, disa nga sirianët që tashmë janë zhvendosur në Evropë.