30-vjeçarit nga Drenasi policia i sekuestron një armë gjuetie dhe municion

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në një shtëpi në fshatin Poklek i Vjetër ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 22 fishekë dhe një armë e punuar nga kartoni.
Rastin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se ndaj 30-vjeçarit është iniciiuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

“Në kuadër të veprimeve operative, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot në fshatin Poklek i Vjetër, me urdhëresë të Gjykatës Themelore…, nga njësitet policore të Drenasit, është kryer një kontroll në një shtëpi, ku janë gjetë dhe sekuestruar:
-një pushkë gjuetie,
-22 fishekë si dhe
– një armë (imitim e punuar nga kartoni)
Personi i dyshuar:
V.M, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciiuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, tha ajo./IndeksOnline/
