Faton Peci regjistrohet si deputet në Kuvend

120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës do të regjistrohen sot e nesër te administrata, para se të marrin pjesë në konstituimin e legjislaturës VIII.
Të parët që do të regjistrohen janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Vjosa e më pas deputetët e subjekteve të tjera, transmeton IndeksOnline.
Ndër ta ishte deputeti nga Lista Vjosa, Faton Peci.
Ai sot u regjistrua si deputet në legjilaturën VIII.
Peci në zgjedhjet e 14 shkurtit mori 25.284 vota./IndeksOnline/