LDK e heshtur për seancën e së hënës

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Besian Mustafa ka folur para mediave, por që nuk ka dhënë detaje për qëndrimin e LDK-së për seancën e të hënës.
“Kemi pasur një takim konsultativ me kryetarin Abdixhiku. Është diskutuar edhe për seancën e së hënës. Z. Abdixhiku, të premten, do të takohet edhe me Albin Kurtin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin, ushtruesen e detyrës së presidentes”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/
