75 Mall Live Search
16:20 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / AR

Shërbimi shëndetësor i Brazilit në kolaps historik

Brazili po përjeton një “kolaps historik’ të shërbimit shëndetësor pasi njësitë e kujdesit intensiv në spitale nuk po kanë kapacitete, ka paralajmëruar Instituti shëndetësor, Fiocruz, transmeton Indeksonline.

Njësitë Covid-19 në të gjitha, përveç dy prej 27 shteteve të Brazilit, janë me ose mbi 80% të kapacitetit, sipas Fiocruz, raporton BBC.

Në shtetin Rio Grande do Sul nuk ka fare shtretër në kujdesin intensiv.

Paralajmërimi erdhi ndërsa vendi regjistroi numrin më të lartë të përditshëm të vdekjeve, ku 2,841 pacientë vdiqën brenda 24 orësh.

Analizat nga studiuesit sugjeruan se kjo është shembja më e madhe e shërbimit shëndetësor në historinë e Brazilit./Indeksonline/