75 Mall Live Search
17:21 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / AR

Haziri: Rritja e infeksionit në Gjilan është alarm për kujdes të shtuar

Pas konfirmimit të 61 rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Gjilan, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka thënë se ky është alarm për kujdes të shtuar.

Kreu i Gjilanit njoftoi se gjatë ditës ka marrë konfirmimin se 34 persona të shëruar nga virusi.

61 rastet e reja të infeksionit me COVID-19 në Gjilan janë alarm për kujdes të shtuar nga të gjithë. Apeloj qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskave dhe distancën sociale. Edhe më tutje po luftojmë me të panjohurën”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, numri rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan është 358.