75 Mall Live Search
21:29 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / OSH

Zjarr i madh në një banesë në Fushë Kosovë: Disa persona dërgohen në spital

Rreth orës 20:30 në rrugën “Hajrullah Zymi” në  Fushë Kosovë ka shpërthyer një zjarr në një objekt banesor.

Si pasojë disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore pas problemeve që u janë shktauar nga tymi.

Policia për IndeksOnline kanë folur për rastin.
“Sot rreth orës 20:30,  është pranuar informata për një incident zjarri në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në  Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore(  probleme që janë shkaktuar nga tymi”, thuhet në përgjigje./IndeksOnline/