Aliu i reagon Shahinit rreth deklaratave të saja për Vjosa Osmanin

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka reaguar me plot kritika ndaj Vjosa Osmanit për një deklaratë të saj në BBC-i. Osmani ka thënë se në Kosovë problem i madh është krimi dhe korrupsioni.
Kjo deklaratë sipas Besa Shahinit është e pamatur dhe përçon mesazh negativ ndërkombëtar për Kosovën.
E për deklaratën e Shahinit ka reaguar analistja kosovare Luljeta Aliu.
“Paska ardhë ish-Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, me mësu Presidenten se çka duhet të thotë në lidhje me problemet kyçe të Kosovës. Paska thënë:”Presidentja e Kosovës – përfaqësuesja më e lartë e vendit – tha për BBC-në, që problemi më i madh në Kosovë është “krimi dhe korrupsioni”. Përveçse e pavërtetë, kjo deklaratë është populiste dhe anti-patriotike. Çka ka populiste dhe anti-patriotike në të vërtetën? ??”, ka shkruar ajo.