75 Mall Live Search
08:23 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Kthehet Ibra! Formacionet e mundshme, Milan – Manchester United

Sonte nga ora 21:00 zhvillohet super ndeshja mes Milan dhe Manchester Unitedit e vlefshme për kualifikim në çerekfinale të UEFA Europa League.

Takimi i parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1 me 1, shkruan IndeksOnline.

Në këtë ndeshje pritet kthimi i Zlatan Ibrahimovic, i cili mungoi në ndeshjen e parë të luajtur në ‘Old Trafford’.

Edhe te ‘Djajtë e Kuq’ pritet që të rikthehet në formacion, mesfushori francez, Paul Pogba.

Formacionet e mundshme:

AC Milan: Donnarumma; Hernadez, Kjaer, Tomori, Calabria; Kessie, Tonali; Rebic, Calhanoglu Salemaekers, Ibrahimovic

Manchester United: Henderson; Shaw, Maguire, Lindelof, Wan-Bissaka; Fred, Pogba, Fernades, James, Rashford; Greendwood