75 Mall Live Search
08:34 / E Enjte, 18 Mars 2021 / OSH

Në librarinë e shqiptarit në Zvicër, po shitet libri fetar që promovon dhunën ndaj grave

Një xhami në Seebach të Zvicrës po shet një libër në të cilin promovohet dhuna ndaj grave. Ndër të tjera, në këtë libër thuhet se në Islam, burrat lejohet të ndëshkojnë gratë e tyre psiqikisht dhe fizikisht.

“Burrat mund të godasin lehtë”, është një citat nga libri “Ilmihal për gratë.

Sipas këtij libri nëse gruaja ka ndonjë kontakt me ndonjë mashkull, kundër vullnetit të burrit të saj, së pari duhet të ketë presion psikologjik ndaj saj, e më pas mund të ketë edhe goditje të lehta.

“Goditjet nuk duhet të jenë të dukshme ose të kthehen kundër fytyrës së saj” thuhet në një citat të librit, shkruan Indeksonline.

“Dikush që fyen Profetin Muhamed, duhet të vritet” thuhet poashtu në këtë libër.

Pronari që po e shet librin sipas gazetës 20 Minuten është shqiptar, gjë e cila shihet në disa terme shqip në shitjen online të këtij libri.

Ndaj xhamisë dhe personave që po shesin librin kanë nisur hetimet dhe pritet të ketë ndjekje penale ndaj tyre./Indeksonline/