75 Mall Live Search
09:30 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

BMW zbulon një makinë të re elektrike, por nuk dihet se a do vazhdoj të prodhoj makina tjera

Kompania e markës BMW zbuloi linjën e fundit të makinave elektrike “i4”.

Prodhuesi luksoz i automjeteve, planifikon të shtojë më shumë automjete elektrike në formacionin e saj, nëse shiten ato shkruan CNN, transmeton Indeksonline.

Ai bëri të qartë se do të bëjë akoma makina me motorë gazi për të ardhmen e parashikueshme.

Kryetari i BMw, Oliver Zipse tha në një konferencë për shtyp se kompania do të vazhdojë zhvillimin, ndërtimin dhe shitjen e makinave me motorë me djegie të brendshme, duke përfshirë hibride plug-in.

Gjithashtu ai tha se nëse nuk ka klientë për këto automjete në 140 tregjet tona, ne do të ndalojmë prodhimin e tyre.

Strategjia e BMW-së, ka qenë prej kohësh të ruajë fleksibilitetin në inxhinierinë e saj ndërsa zhvillon automjete të reja në mënyrë që fabrikat e saj të mund të zhvendosen shpejt dhe me lehtësi nga prodhimi i veturave me djegie të brendshme në prodhimin e hibrideve plug-in ose makinave elektrike.

Arkitekturat themelore inxhinierike për automjetet BMW janë krijuar për ta bërë më të lehtë ndërtimin e tyre me energji elektrike, hibride ose thjesht me djegie të brendshme.

General Motors ka thënë se ka në plan të shes vetëm automjete me emission zero deri në vitin 2035.

Volvo njoftoi kohët e fundit se do të bëhet një markë plotësisht elektrike deri në virin 2030

BMW, megjithatë, nuk po vë ndonjë afat kohor se kur ose nëse, ajo do të bëhet një prodhues makinash plotësisht elektrike./CNN/Indeksonline