75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Aksident në Prishtinë, vetura godet një femër

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i dyshuar pasi që ai derisa ishte duke drejtuar veturën dhe nga pakujdesia duke shikuar mbrapa kishte goditur një këmbësore femër.

Në raport thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i plotë:

“Prishtinë 17.03.2021-14:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai, derisa ishte duke drejtuar veturën dhe dyshohet se nga pakujdesia, duke shkuar mbrapa, ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”./Indeksonline