75 Mall Live Search
12:39 / E Enjte, 18 Mars 2021 / AR

“Krim ndaj natyrës”, Muharremaj bën thirrje për shqiptim të dënimeve ndaj ndotësve

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, bën thirrje që të shqiptohen sa më shumë gjoba për ata që hedhin mbeturina me ç’rast e dëmtojnë ambientin, shkruan Indeksonline.

Ai ndau një video në Facebook teksa shihet një qytetar, duke hedhur mbeturina në lumë.

Postimi i plotë:

Ky është krim ndaj natyrës.

Pa pikë turpi hedh mbeturina në lumin, i cili ndotet dhe e dëmton ambientin.

Me tonelata mbeturina i kemi pastru nga deponitë pa leje dhe kemi bërë thirrje thuajse çdo ditë për pastërti e mirëmbajtje të ambientit.

Po. Pajtohem me ju që gjobat duhet të shqiptohen më shumë dhe kjo do të bëhet.

Megjithate duhet ta kemi edhe kulturën e përbashkë  që duhet ta mbrojmë ambientin.

Bali Muharremaj