Prishtinë: Publikohet lista e studentëve përfitues të bursës

Komuna e Prishtinës ka publikuar listën e studentëve, të cilët kanë përfituar bursë komunale.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se studentët që janë përfitues të bursës kanë afat prej 10 ditësh pas shpallës së rezultatit që të dërgojnë dokumentet në DKA.
“Drejtoria e Arsimit ka publikuar listën e studentëve përfitues të bursave komunale. Studentët që kanë përfituar bursë komunale duhet që në afat prej 10 ditësh pas shpalljes së rezultateve, të sjellin dokumentet e mëposhtme në DKA në rrugën “Andrea Gropa”, numër 40”, shkruan Ahmeti./IndeksOnline/