Dy vetura përplasen mes veti në Gllamnik (Video)

Dy automjete me targa lokale janë përplasur para pak çastesh në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Gllamnik.
Lexues të IndeksOnlinet kanë dërguar pamje nga ky aksident ku shihen dëme të konsiderueshme materiale në të dy veturat, njëra e tipit “Mercedes” dhe tjetra “Peugeot”.
Ende nuk dihet për persona të lënduar, ndërsa në vendin e aksidentit tani është shfaqur edhe policia rrugore./IndeksOnline/