Turqia kontribuon 36,000 dollarë në Fondacionin Auschwitz-Birkenau në Poloni

Turqia ka bërë një donacion monetar për fondacionin “Auschëitz-Birkenau”, në Poloni.
Ambasadori turk në Poloni, Tunç Udül, paraqiti kontributin prej 30.000 euro (36,000 dollarë) për Piotr Cywinski, drejtorin e muzeut shtetëror “Auschwitz- Birkenau”, shkruan DailySabah, transmeton Indeksonline.
Turqia shpëtoi shumë hebrenj nga Holokausti gjatë Luftës së Dytë Botërore, e me këtë do të vazhdojë të mbështesë dhe të kontribuojë në themelimin e këtij bashkëpunimi.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, shpalli 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
“Auschwitz-Birkenau”, kampi më i madh nazist i përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore, u çlirua më 27 janar 1945.
“Ngjarjet ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit janë mbajtur në vendin tonë që nga viti 2011, nën kujdesin e zyrtarëve të lartë të shtetit”, ka thënë ambasadori Udül.
Ai shtoi se me bashkëpunimin e fondacionit “Auschwitz-Birkenau”, Drejtoria e komunikimit të Turqisë hartoi një faqe në Internet për të rritur ndërgjegjësimin rreth Holokaustit.
Turqia u bën thirrje të gjitha palëve të sigurojnë të gjitha llojet e mbështetjes për konservimin dhe restaurimin afatgjatë të monumentit dhe muzeut “Auschwitz-Birkenau”. Kjo është përgjegjësia e përbashkët e të gjithë njerëzimit, ka shtuar ai.
Deklarata theksoi se memoriali dhe muzeu “Auschwitz-Birkenau” kishin nevojë për mbështetje midis problemeve financiare për shkak të pandemisë.
Më shumë se 1 milion hebrenj u ekzekutuan ose vdiqën në kampin famëkeq të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore./DS/Indeksonline