“Hapet kuleta”/ Llapi i shpërblen me para lojtarët pas fitores kundër Trepçës 89

Skuadra e Llapit sot shënoi fitore të madhe në kuadër të Kupës së Kosovës kundër Trepçës 89 me rezultat 1:2.
Me këtë fitore, Llapit arriti të kualifikohet në kuadër të gjysmë-finales së Kupës së Kosovës.
Për këtë fitore, kryesia e Llapit ka vendosur të shpërblej lojtarët me premia. Presidenti i Llapit, Beqir Batatina për Indeksonline e konfirmoi se të gjithë lojtarët kanë marr nga 500 euro premi.
Golat për ekipin nga Podujeva i shënuan Ahmed Januzi dhe Vlamir Veliu. Në gjysmë-finale, Llapi e pret njërën nga tri skuadrat: Prishtinën, Dukagjinin apo Istogun.
Fituesi i këtij kompeticioni do të marr pjesë në kualifikimet për Evropa Ligë./Indeksonline/