Harry ka regjistruar bisedat telefonike? Princi William i shqetësuar se do t’i zbulohen këto gjëra…

Pas intervistës nga e cila dolën disa sekrete të familjes mbretërore, tani e ka marrë në dorë situatën princi William. Ai po merret me vëllain e tij Harry, edhe pse sipas burimeve komunikimi është ende i ftohtë dhe jo si më parë, normalisht largësia bën të veten.
Së fundmi, sipas Vanity Fair, ka dhe një problem tjetër, besimi.
“Ekziston një mungesë besimi nga të dyja palët, gjë që e bën shumë të vështirë ecjen përpara. Williami është i shqetësuar se çdo gjë që ai do t’i thotë vëllait të tij do të publikohet në televizionet amerikane”, thotë një burim pranë familjes për Vanity Fair.
Kështu, Williami nuk guxon të flasë apo të krijojë një marrëveshje me vëllanë, ashtu siç ai do, pasi nuk ka besim te Harry dhe Meghani.