75 Mall Live Search
00:03 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Haliti: Ftuam Vlora Çitakun në listën zgjedhore, nuk na erdhi

Xhavit Haliti në emisioni “DPT Te Fidani” ka deklaruar se PDK i kishte bërë ofertë ish-ambasadores së Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, që t’i bashkangjitet listës zgjedhore të PDK-së.

Por, Çitaku kishte refuzuar që të bëhej pjesë e listës së PDK-së, transmeton Indeksonline.

“Unë Vlorën e kam shoqe dhe e njoh shumë mirë, prej ditës së parë që kemi mbajtur konferencë pas luftës. Ka qenë gjithmonë në parti në funksione të ndryshme, deputete, ministre. Tani ajo është kthyer nga detyra që ka pasë ,nëse dëshiron me ardhë me ushtru funksione në parti, rrugët i ka të hapura. Nëse kërkon diçka prej partisë duhet me ardhë në parti dhe partia vendos”

“Ne e kemi ftu me qenë pjesë e listës zgjedhore, nuk ka dashur, vendimi i saj”, tha ai./Indeksonline/