75 Mall Live Search
09:37 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

54-vjeçari në Tiranë bie aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë dhe ndërron jetë

Një 54-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë në Tiranë dhe ka ndërruar jetë.  Si pasojë e plagëve që ka marrë ai ka ndërruar jetë.

“Më 18.03.2021, rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba” ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera dhe nga dëshmitarët, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt. Materialet u referuan në prokurori në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.