75 Mall Live Search
10:41 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Malishevë, tentoi të vetëvritej – dërgohet në Psikiatri

Një person nga Komuna e Malishevës në mëngjesin e djeshëm kishte tentuar të vetëvritej, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo, ai është ndaluar nga familjarët e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, burri nga Malisheva deshi të kryente këtë akt për shkak të gjendjes së tij depressive.

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë.

“Malishevë, 18.03.2021 – 08:06. Është raportuar se viktima mashkull kosovar për shkak të gjendjes së tij depresive, kishte tentuar të vetëvritej por ai është penguar nga familjarët e tij. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/