75 Mall Live Search
10:40 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Ndodhë në Malishevë, rrahen babai me tre djemë, në shtëpinë e tyre gjendet municion armësh

Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e të mërkurën në Malishevë. Babai me tre djemë janë përfshirë në rrahje fizike mes vete pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishin.

Në kontrollin e shtëpisë së tyre, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 24 fishekë, para të gatshme, një thikë me këllëf, një brisk, një revole me një karikator dhe 181 fishekë.

Të dyshuarit nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/