75 Mall Live Search
11:34 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Në këtë orë merret vendimi për pushimin njëjavor të nxënësve

Tash e tri ditë nxënësit e Republikës së Kosovës i kanë “sy e vesh” nga Qeveria në detyrë, shkruan IndeksOnline.

Siç duket pritja e tyre për lajmin se a do të ketë pushim javën e ardhshme do të marrë fund pas orës 15:00.

Zëdhënësja e Qeverisë në detyrë, Antigona Baxhaku, për IndeksOnlinen, ka bërë të ditur se pas mbledhjes së Komitetit… do të vendoset për këtë çështje.

“Në orën 15:00 mblidhet Komiteti anticovid”, tha shkurt ajo.

Ndryshe, më 16 mars, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, duke qenë se në arsim janë të përfshirë një numër shumë i madh i aktorëve dhe për shkak të numrit të përgjithshëm në rritje të të infektuarve me COVID në vend, por edhe në mesin e mësimdhënësve, nxënësve dhe stafit tjetër në shkolla, ka propozuar që nga 22 marsi 2021 të ketë pushim njëjavor në arsimin parauniversitar.

Kurse institucionet parashkollore është propozuar të mos e ndërpresin aktivitetin edukativo – arsimor./IndeksOnline/