75 Mall Live Search
12:21 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down me mbjelljen e 21 fidanëve

Komuna e Gjilanit bashkë me qendrën e kujdesit ditor “Pema”, kanë mbjellë sot 21 fidanë në lagjen “Iliria” në shënim të 21- marsit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromënn Down.

Selami Xhemaili, drejtor i Shëndetësisë, ka thënë se Komuna e Gjilanit me të gjitha kapacitetet buxhetore e kanë mbështetur qendrën “Pema” dhe të gjitha organizatat që përkujdesen për trajtimin e personave me sindromin doën.

“Ne si Komunë e kemi shprehur gatishmërinë që iniciativën e qendrës “Pema” ta përkrahim në institucuionet komunale, përkatësisht Kuvendin Komunal, për emërtimin si “Parku i 21 fidanëve” që është simbolikë e shënimit të 21- marsit, në shenjë solidarizimi me fëmijët me sindromën down, në mënyrë që Gjilani ka ketë një hapësirë që u dedikohet atyre”, ka thënë Xhemaili.

Përfaqësuesja e qendrës së kudjesit ditor “Pema”, Emine Sallahu, tha se i kanë propozuar Komunës së Gjilanit mbjelljen e 21 fidanëve, duke shfaqur shpresën që ky park të quhet Parku i 21 Fidanëve.