75 Mall Live Search
14:02 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni Policinë, kërkohet për “Grabitje”

Policia e Kosovës – Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, bazuar në Ligjin për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.


Personi i kërkuar është:
SHKËLQIM (Xhevdet) AHMETAJ i lindur më 11.06.1989 nё Pejë.
I akuzuari është i kërkuar për veprёn penale:
“GRABITJE”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të
paraqitet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qëllim sjelljen e tyre para drejtësisë.


Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria rajonale, Pejë
  • E-mail adresa: info@kosovopolice.com