75 Mall Live Search
14:32 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Xhafer Tahiri: Asambleisti i VV-së po pengon punësimin e 60 grave në Stanoc të Epërm

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka akuzuar se një këshilltar i VV-së në Kuvendin e kësaj komune ka organizuar disa persona të pengojnë punën e investitorit në shkollën e Stanocit të Epër, ku pritet të punësohen 60 gra.

Shkolla “Migjeni” në këtë fshat është dhënë në shfrytëzim afatshkurtër 1- vjeçar me qëllim punësimin e 60 grave për rrobaqepësi.

Tahiri për IndeksOnlinen tha se militantët e VV-së po organizojnë edhe peticione për ndalimin e punës.

“Ai ka organizuar një peticion dhe po i vendos militantët partiakë para objektit e po i pengon punëtorët e investitorëve. Këshilli i shkollës dhe drejtoria nuk janë kundër. Po ashtu edhe banorët e tjerë kanë organizuar peticionin për lejim të punës”, tha ai.

Ai theksoi se ky objekt i plotëson nevojat për çerdhe, aty  kushtet janë super të mira për çerdhe. Ish- objekti i vjetër as siguri nuk ka, lëre më kushte të tjera për fëmijët 6- muajsh.

“Po ashtu, këndi i leximit do të ofrohet çdo ditë nga ora 2 pasdite në objektin e ri të shkollës, për çdo student e lexues nga Stanoci.

Pra kërkesat e peticionit i përmbush objekti i ri i shkollës “Migjeni”.

Thirrja ime është, mos e pengoni punësimin, mos jepni mesazh të keq për çdo investitor që dëshiron të vijë në Vushtrri, lejojeni punësimin e zhvillimin e Stanocit”, tha ai./IndeksOnline/