75 Mall Live Search
20:41 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Koloneli shqiptar kërkon armatosjen e FSK-së

Dritan Demiraj, Koloneli shqiptar, duke folur për Forcën e Sigurisë së Kosovës(FSK-në) tha se çështje e radhës është armatimi i saj.

Demiraj theksoi se duhet të bëhet përmirësi i strukturave, rritja e kapaciteteve, modernizimin me armatim të rëndë dhe artileri.

“Gjykoj që çështje e radhës do të ishte të rriteshin kapacitetet e FSK-së, FSK-ja vazhdon të jetë me një mision të cunguar stërvitor. Duhet të bëhet përmirësi i strukturave, rritja e kapaciteteve, modernizimin me armatim të rëndë, artileri,  pasi kemi një Serbi agresive në çdo pikpamje e mirëarmatosur e cila në vazhdimësi po bën përpjekje të kërcënojë rajonin dhe vendet përkatëse”

“Jemi me fat që kemi një ushtri shqiptare anëtare të NATO-s e cila e mbështet plotësisht FSK-në dhe një ushtri tjetër e dytë shqiptare e cila po krijohet. Shpresoj që në të ardhmen kontigjentet e Kosovës t’i bashkohen kontigjenteve luftarake të Shqipërisë nën komandën e forcave amerikane” tha Demiraj .