E trishtë, gazetarit të njohur kosovar i vdesin dy prindërit nga koronavirusi

Gazetari i njohur kosovar, Naim Sadiku ka njoftuar se nëna e tij ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
“Drita e syve, nga sonte u bë dritë e qiellit. Lamtumirë oj e shtrentja NANË”, janë fjalët prekëse që ai ka shkruar në Facebook, transmeton Indeksonline.
Dy ditë më parë, Sadiku kërkoi plazmë të gjakut nga personat që e kanë kaluar koronavirusin për nënën e tij.
Sadikut po ashtu edhe babai i tij i ka vdekur nga koronavirusi para pak kohësh.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në Rashan të Mitrovicës./Indeksonline/