75 Mall Live Search
10:29 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

Të dehurit në Shtime i del punë me Entin Special, godet me kamion dyert e oborrit

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në qytetin e Shtimes.

Nën ndikimin e alkoolit me kamion, ai kishte goditur qëllimisht dy herë dyert e oborrit të Entit Special, shkruan Indeksonline.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ky është njoftimi i plotë:

“Rr. Tahir Sinani, Shtime 18.03.2021-23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit me kamion qëllimisht ka goditur dy herë dyert e oborrit të Entit Special. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.Indeksonline